Bekim Jashari: Nuk ka më dreka e darka nga parat e taksa paguesve

Kryetari i Komunës së Skënderajt, Bekim Jashari përmes rrjetit të tij social Facebook ka bërë një sqarim në lidhje me shpenzimet e drekave dhe darkave të tremujorit të parë të qeverisjes aktuale dhe të vitit të kaluar.

Lajme

03/05/2018 23:19

Bekim Jashari ka thënë se nga qeverisje e kaluar, ku kryetar i komunës ishte Sami Lushtaku po del të ketë trashëguar borxhe të mëdha, shkruan gazetametro.net.

Sipas Jasharit komuna e Skenderajit për momentin është njëra nga komunat me më së pakti shpenzime në dreka e darka, shpenzime të derivateve e gjëra të tjera.

Përmes disa dokumentave të publikuara aj ka treguar në detaje shpenzimet nga komuna e tij.

Ky është reagimi i plotë i Jasharit:

Në bazë të raportit tre-mujor financiar i cili është prezantuar dhe perkrahur në kuvendin komunal, dua të sqaroj të gjithë qytetarët se shpenzimet për dreka dhe darka gjatë këtij tremujori kanë qenë 350€, ndër Komunat me shpenzime minimale, ndërsa pjesa tjetër prej 4280 kanë qenë të bartura nga viti i kaluar (nga qeverisja e kaluar).

Të dashur qytetarë pëmes kësaj shkrese unë ju sqaroj këto spekulime të disa portaleve dhe njëkohësisht ju bëjë thirrje të gjithë qytetarëve, mediave dhe gjithë atyre që janë të interesuar të marrin informata të sakta të vijnë në Komunë dhe të marrin përgjigjëje për gjithçka

Jashari tha se Komuna ka arritur ti minimizojë të gjitha shpenzimet gjatë kësaj periudhe falë qeverisjes transparente dhe llogaridhënëse dhe ka garantuar se do të vazhdojë kështu deri në fund të mandatit.