Bekim Isufi: E respektojmë Prishtinën, por e duam Superkupën e parë në histori të klubit!

Drita ka marrë zemër pas debutimit pozitiv në garat evropiane dhe gjilanasit synojnë t’i vazhdojnë ato rezultate edhe në rrafshin vendor.

Sport

13/08/2018 09:45

“Është me rëndësi për FC Dritën të fitohet ky trofe meqenëse pritet qe një kohë të gjatë. Siç e dimë Drita ka qenë fituese e Kupës dhe titullit të kampionit, por ka dështuar në dy tentimet për ta fituar Superkupën”, deklaroi Isufi.
“Për ne është një ndeshje jashtëzakonisht e rëndësishme. E dimë situatën në të cilën e kemi, jemi munduar gjatë këtyre ditëve sa kishim në dispozicion ta freskojmë ekipin. Është punuar me kujdes në këtë drejtim”, shtoi ai.