Bekim Haxhiu zbulon personin që është “kopje” e tij (Foto)

Thuhet se çdo njeri e ka një kopje të tij diku në botë që përngjanë shumë me të. Njerëzit janë kurioz, madje udhëtojnë në shumë shtete që t`i takojnë sozitë e tyre kudo që ata jetojnë.

Fun

06/11/2015 09:42

Por deputeti i PDK-së, Bekim Haxhiu ka pasur mundësinë “ta takojë vetën” në Prishtinë, raporton Magazina.al. Gjatë pjesëmarrjes së tij në një emision në RTK, Kamishi-Bekim Haxhiu është njohur me Kamishin tjetër, Shpend Demhasajn.

Shpendi, punon në Televizionin Publik të Kosovës si realizator në regjinë e kanalit të tretë të RTK-së. Duke e parë ngjashmërinë me deputetin e PDK-së, kolegët e thërrasin Shpendin edhe Kamish. Ai ka realizuar një foto me Kamishin dhe e ka postuar në Facebook duke sfiduar shokët me kërkesën: “gjeni cili osht Kamishi”.

aa