Bekim Haxhiu thotë se e ka parë Albin Kurtin duke hedhur gaz lotsjellës – Lajmi.net
Bekim Haxhiu thotë se e ka parë Albin Kurtin duke hedhur gaz lotsjellës
Autori: Lajmi.net LajmeNacionalePolitikë 11:29, 7 December 2017
Albin Kurti duke sulmuar policinë në Kuvend
Albin Kurti duke sulmuar policinë në Kuvend
Sot po mbahet seanca e radhës ndaj katër deputetëve të Vetëvendosjes për hedhjen e gazit lotsjellës. Deputeti i PDK-së, Bekim Haxhiun i thirrur në cilësinë e dëshmitarit, ka thënë se ka parë Albin Kurtin duke hedhur gazin lotsjellës. Sipas tij, ka pasur edhe deputetë të tjerë të VV’së që kanë hedhur gaz e që nuk janë të akuzuar.

 

“Albin Kurti fillimisht ka hedhur ujë në drejtim të kryesisht Xhavit Haliti. Pastaj ka provu ta qëllojë edhe me vezë, dhe këto protestime kanë vazhduar deri në hedhjen e gazit lotsjellës”.

“Gazin lotsjellës e ka hedhur Albin Kurtin. Është ulur në pjesën mu përpara foltores së Kuvendit. E ka ndez në tokë, dhe e ka hedhur me këmbë në drejtim te LDK-së. I është dukur pak, pastaj me shkelm e ka hedhur edhe te pjesa e grupit parlamentar të PDK-së”.

Haxhiu gjatë dëshmisë ka thënë se edhe deputetët Kadaj-Bujupi dhe Topalli kane hedhur gaz lotsjellës në seancat tjera.

Madje, sipas tij, ka pasur edhe deputetë tjerë qe sot nuk janë të akuzuar, por që kanë hedhur gaz.

“Hedhja e gazit me sa me kujtohet ka ndodhur edhe nga Donika Kadaj – Bujupi dhe Faton Topalli, ne seancat tjera. Kane hedhur edhe deputetë tjerë të cilët sot nuk janë të akuzuar”

Trupi gjykues nuk ka lejuar që dëshmitari të përmend me emra personat tjerë që, sipas tij, kanë hedhur gaz, pasi sipas gjyqtarit Beqir Kalludra ata nuk janë objekt i aktakuzës.

Fjalët kyçe: Albin Kurti, Bekim Haxhiu, gazi

Fotolajm

‘’Në makinë, ka njerëz që nuk do të takohen kurrë më!’’
?>

ke nje LAJM

Jeni në vend të ngjarjes, apo dëshironi ta ndani ndonjë storie me të tjerët?

Klikoni në butonin më poshtë

DËRGO
 

Lojëra

  • Play Rock Wheels
  • Play iStunt 2
  • Play Berry Rush
  • Play Bubble Trouble