Bekim Haxhiu i përgjigjet Sami Lushtakut që e quajti zagar

Deputeti i PDK-së, Bekim Haxhiu, që u shkarkua nga nënkryetari i degës së Skenderajt, po thotë që nuk bie në nivel të deklaratave të kryetarit të PDK-së në Skenderaj, Sami Lushtaku.

Lajme

25/01/2018 19:09

Lushtaku e quajti Haxhiun “zagar”, dhe tha që i ka falsifikuar nënshkrimet e anëtarëve të kësaj partie në Skenderaj, që dolën kundër vendimit të Lushtakut dhe pro Haxhiut.

Haxhiu tha për lajmi.net se është profesor universiteti, dhe deputet i zgjedhur nga populli, dhe edukata e tij nuk ia lejon të komentojë nivelin e Lushtakut.

“Unë jam profesor universitar, deputet i zgjedhur nga populli dhe invalid i UÇK-së. Jam rritur në një familje ku gjithë jetën është folur për edukatë, arsimim, humanizëm dhe atdhedashuri. Andaj, nuk komentoj në nivele të tilla”, ka thënë Haxhiu për lajmi.net.

Haxhiu tha se ka prezantuar fakte që afër 80 për qind e nëndegëve të PDK-së në Skenderaj i kanë dhënë përgjigje “gjoja atij ‘vendimi’, duke e kundërshtuar qartazi dhe duke mos iu nënshtruar diktateve të atyre që nuk po kontribuojnë për të mirën e PDK-së”.

“Megjithatë ju e keni parë se dje 70%, ndërsa sot janë afro 80% e  nëndegëve dhe seksioneve të PDK-së në Skenderaj që i kanë dhe përgjigje gjoja atij “vendimi”, duke e kundërshtuar qartazi dhe duke mos iu nënshtruar diktateve të atyre që nuk po kontribuojnë për të mirën e PDK-së. Kushdo që përdorë fjalor të tillë nuk është nivel i imi dhe as i një qytetari të ndërgjegjshëm, nuk kam koment tjetër”, ka thënë Haxhiu për lajmi.net.

Kujtojmë se Lushtaku, që është kryetar i PDK-së në Skenderaj, e ka shkarkuar Haxhiun edhe disa asamblist. Por këtë vendim Hazhiu nuk po e pranon dhe vendimin e Lushtakut po e kundërshtojnë një pjesë e degëve dhe nëndegëve. Deri më tani nuk ka pasur ndonjë reagim nga kryetari i PDK-së, Kadri Veseli. /Lajmi.net/

Lexoni edhe:

Sami Lushtaku e quan zagar Bekim Haxhiun, tregon çfarë po ndodhë në PDK-në e Skenderajt