Bekim Fehmiu në rolin e babait të Nënës Terezë (Foto)

Aktori i mirënjohur kosovar Bekim Fehmiu që jetoi dhe veproi në Beograd kishte depërtuar edhe në skenën ndërkombëtare me rolet e tij, madje ai e ka luajtur një rol që jo shumë njerëz e dinë.

ShowBiz

06/03/2016 22:15

Publicisti dhe korrespodenti shumëvjeçar në Beograd, Fahri Musliu, në llogarinë e tij në facebook ka shpalosur dy foto ekskluzive ku shihet Bekim Fehmiu në rolin e Nikollë Bojaxhiut, babait të Nënë Terezës.

Këto foto thuhet që janë parë nga shumë pak persona. Ai shihet me plisin e bardhë në kokë dhe veshje të vjetra shqiptare.

Bekim Fehmiu, u lind më 1 qershor 1936 në Sarajevë ndërsa ka jetuar edhe në Shkodër dhe Prizren. Fakultetin e Artit Dramatik e kreu në Beograd nga viti 1956 deri në vitin 1960, në klasën e profesorit Mate Milosheviq. Famën e arriti me filmin „Mbledhësit e puplave” të Aleksandër Sasha Petrovicit, në vitin 1967.

Aktori i njohur ndërroi jetë në vitin 2010 në moshën 74 vjeçare. /KlanKs

Bekim-Fehmiu-2 Bekim-Fehmiu