“Bëjë statuja jo luftë”, thënia që tani do i përshtatej më së shumti Koresë Veriore (FOTO)
Siç duket, eksporti më i madh i Koresë Veriore për momenti janë monumentet dhe skulpturat, të cilat kryesisht po eksportohen në Afrikë.
Bota
Kompania e ndërtimit ‘Mansuae Overseas Projects’ ka fituar me qindra miliona dollarë duke shitur monumente dhe statuja të ndryshme, raporton lajmi.net.
Mansudae Art Studio i ka më shumë se 4,000 anëtarë të cilët punojnë në statuja nga bronzi, murale, banera dhe punime tjera arti.
Në vitet e fundit, Koreja Veriore i ka mposhtur shumë biznese të mëdha me tregtinë e saj kulturore, duke i shitur këto punime në shtete të ndryshme, duke filluar nga Kambodia e deri tek Zimbabwe, transmeton lajmi.net.
Kompania e ndërtimit i ka dizajnuar edhe monumentet e figurave shumë të njohura, përfshirë monumentet e Kim II-Sung, Kim Jong-II, Kim Jong-il, Samora Machel, presidenti i parë i Mozambique dhe Laurent Kabila, presidenti i vrarë në Republikën Demokratike të Kongos.
Lajmi.net i sjellë për ju disa fotografi të dizajneve të shumta që janë ndërtuar nga Mansuade, firmë e cila po e pushton tregun e eksportit.