Bëj seks me shefin 48 vjeçar, ai…

Një vajzë 23 vjeçare ka rrëfyer për The Sun se bën seks me shefin e saj 48 vjeçar, që është arkitekt, i martuar dhe ka fëmijë

Lifestyle

11/12/2017 21:21

Vajza thotë se seksi është shumë i mirë po ndihet sikur ai vetëm po e shfrytëzon pasi i ka thënë se nuk mund ta lë gruan dhe fëmijët, përcjell Bota sot.

Lexojeni rrëfimin e plotë të vajzës:

Kam rënë në dashuri me shefin tim që kur fillova punën gjashtë muaj më parë, edhe pse ai është i martuar.

Unë jam 23 vjet dhe kam kërkuar punë prej vitesh. Gjeta punë për një kohë tek një arkitekt, për tu përgjigjur në telefon dhe gjëra të tjera.

Shefi im është 48 vjet dhe i martuar e me fëmijë. Ai është i pashëm dhe ishte flirtues me mua që në intervistën e punës.

Ai më tha se isha një kandidate potenciale dhe se nëse gjërat shkonin mirë, do të më jepte pozitë afatgjate.

Ai më ftoi për drekë në ditën e parë të punës, ndërsa unë mendova se këtë po e bën pasi jam e re.

Por kjo u bë e rregullt dhe ai nuk donte ta ndante zyrën me askënd tjetër.

Ai më ftoi mua që të njihesha me disa klient të rinj dhe më tha se do të jepja përshtypje të mirë për atë që ne ishim.

Ne të gjithë dolëm në darkë dhe gjithçka ishte shumë mirë. Klientët na thanë se dëshironin bashkëpunim me ne.

Ne u përshëndetem me ta në hotelin ku po qëndronim dhe shefi im më sugjeroi që ai dhe unë të qëndronim atë natë aty në hotel, që të mos merrja taksi për në shtëpi.

U pajtova dhe ai mori vetëm një dhomë. Më pas ne ngjitëm shkallët dhe ai më mori një pije në mini-barin e më pas më tha: “E di se unë të fantazoj, nuk e di?”

Ai më puthi mua dhe fishekzjarrët u ndezën në kokën time. Unë e ndjeva si gjënë më natyrale në botë të bëja seks me të.

Që nga atëherë ne jemi takuar rregullisht për seks. Ai më thotë se jam e veçantë dhe kujdeset për mua. Unë jam brengosur që kolegët do të na zbulojnë por ai thotë se nuk është problem i tyre.

Ai është kaq këmbëngulës.

Ai më ka thënë se nuk ka bërë seks për vite të tëra me gruan dhe se rri me të vetëm për shkak të fëmijëve, por ai nuk do që t’i lë ata pasi nuk do  që të jetë me asgjë tjetër.

Përgjigja e psikologes:

Ai ka bërë lojë për ty në momentin që ti ke shkuar në zyrën e tij për intervistë dhe thellë ti e ke ditur se je duke u përdorur për seks dhe argëtim nga ai.

Kur ai të mërzitet, aty do të jetë vetëm një humbës. Unë mendoj se stafi i tij e kanë vërejtur këtë gjë edhe më herët.

Ai kurrë nuk do ta lërë gruan e tij, andaj nuk dihet sa do t’i zgjasë lumturia jashtë martesës duke bërë seks me ty.

Nëse ti mendon të martohesh dhe të krijosh familje një ditë, me këtë mashkull nuk do ta bësh.

Ti je shumë e re për ta humbur kohën në lidhje të tilla.

Ti ke nevojë të argëtohesh dhe të njohësh njerëz të moshës tënde. Thuaj se nuk e do një lidhje të tillë dhe se ti po kënaqesh me punën por jo me një lidhje me të./BS/