Bëj seks me një burrë 10 vjet më të ri, pasi burri im…

Një grua ka rrëfyer për The Sun se po e tradhton burrin e saj, me të cilin ka dy vajza, me një burrë 10 vite më të ri, prej gjashtë muajsh.

Lifestyle

17/09/2018 20:30

Ai është i ndarë nga gruaja e cila i ka marrë djalin dhe është larguar.

Grua a41 vjeçare që ka treguar historinë, thotë se e do të dashurin e ri, por nuk e di nëse e do edhe ai dhe nuk e di nëse duhet ta shkatërroj martesën e saj me burrin.

Kjo është letra e saj:

Takohem me të dashurin tim çdo javë për të bërë seks.

Dashuria është e mahnitshme, por e mira e gjithë kësaj afere është se ai më dëgjon mua në çdo gjë.

Unë dhe burri im jemi të dy 41 vjet dhe kemi dy vajza në universitet.

Ne punojmë që të dy me orar të gjatë që ato të paguajnë librat dhe studimet, e nganjëherë presioni duket i pafund.

Në mes të gjithë kësaj ndjeva sikur martesa jonë u varros dhe humbi dhe u ndjeva e trishtuar dhe e vetmuar.

Planifikova takime në mbrëmje dhe disa ditë udhëtime larg, por burrit tim kjo nuk i intereson.

Unë vrapoj çdo të diele në park dhe aty u bëra miq me një djalë që vrapon poashtu.

Në fillim ne vetëm buzëqeshëm dhe i shkëmbyem disa fjalë.

Pastaj unë u rrëzova. Po e shikoja atë dhe nuk po  shikoja fare rrugën. Ai ishte përball meje dhe vrapoi të më ndihmonte.

Ai ishte shumë i mirë dhe i shoqërueshëm dhe ndjeva një lidhje të ngrohtë mes nesh, që nuk mund ta shpjegoj.

Pas asaj dite ne vraponim përkrah njëri tjetrit.

Ritmi ynë shpesh është ngadalësuar dhe ne kemi folur për gjithçka nën rrezet e diellit.

Një ditë ai më tregoi se gruaja e tij e ka lënë dhe ka marrë me veten djalin.

Ai dukej i shkatërruar dhe unë shkova tek ai për kafe.

Ne folëm shumë dhe më pas bëmë seks.

Ai është 10 vite më i ri por seksi ishte i mahnitshëm.

Ne jemi tani duke dalë bashkë prej 6 muajsh dhe flasim çdo ditë, por unë mendoj se ai shpreson që gruaja e tij dhe djali do të kthehn.

Unë po dashurohem në atë shumë, por nuk e di se si ndihet ai për mua.

Çka nëse ai më do mua vërtetë?

Si mund ta shkatërroj familjen time?

Përgjigja e psikologes:

Bëhu shumë e kujdesshme .

Ti je e gatshme që të heqësh dorë nga martesa.

Ti kalon me të mirë në shtrat dhe jashtë tij, por nuk e di nëse ashtu do të funksionojë në një periudhë të gjatë, çdo ditë dhe të tejkaloni atë që keni shkatërruar dy martesa.

Burri yt nuk ka kohë aq shumë për ju pasi është shumë i zënë me punë, por nuk besoj se ai do që të ju humbas.

Tregoj atij se gjërat nuk mund të shkojnë kështu.

Është mirë që i ndihmoni fëmijët tuaj, por nuk është mirë që martesa juaj të shkatërrohet.

Do të humbësh gjithçka që është e rëndësishme për ty.

Thuaj të dashurit tënd që të mundohet i vetëm të zgjidhë problemet e martesës së tij.

Poashtu, thuaj se do të mundohesh që të zgjidhësh problemet e martesës tënde, përpara se të zhvendosesh.

Përfundimisht, do të dish që ke bërë gjithë çfarë ke mundur.