Bëhuni më të bukura me trajtime nga majonezi

Mendoni se majonezi është i mirë vetëm në një hamburger, ose në një sanduiç? Mendoni përsërsi. Këto janë gjashtë këshilla bukurie që i sjellin jetë lëkurës, flokëve dhe thonjëve tuaj.

Lifestyle

04/01/2016 16:14

Balsam për flokë

Masazhoni majonezin në flokët tuaj dhe në lëkurën e kokës si me çdo balsam tjetër. Mbulojeni kokën me kapuç dushi, pritni disa minuta dhe shpëlani me shampo. Majonezi do i japë një shkëlqim të mrekullueshëm flokëve tuaj.

Maskë për fytyrën

Pse të harxhoni para në kremëra të shtrenjta kur mund t’a përdorni majonezin në vend të tyre? Shpërndani majonezin me delikatesë në fytyrën tuaj dhe lëreni aty për 20 minuta. Fytyra juaj do jetë e pastër dhe e butë.

Forconi thonjtë tuaj

Nëse doni t’i shtoni thonjëve tuaj forcë, futini në një enë me majonez disa herë në javë. Mbajini aty për 5 minuta dhe pastaj lajini me ujë të ngrohtë.

Lehtësoni dhimbjen nga djegia e diellit

Nëse harroni të lyheni me krem kundër djegies së diellit, atëherë ka një zgjidhje për ju. Thjesht lyjeni pjesën e djegur me majonez. Majonezi do të çlirojë dhimbjen dhe hidratojë lëkurën, transmeton lajmi.net.

Largoni lëkurën e vdekur

Zbuteni dhe largojeni lëkurën e vdekur nga kyçet dhe këmbët. Fërkojeni majonezin mbi lëkurën e thatë dhe lëreni aty për 10 minuta. Më pas, fshijeni atë me një leckë të lagur.

Mënyrë e sigurt për të larguar morrat e kokës

Shumë dermatologë rekomandojnë përdorimin e majonezit për largimin e morrave të kokës nga fëmijët në vend të barërave të ndryshmë toksike. Për më shumë, morrat po bëhen shumë rezistente ndaj këtyre kemikaleve.

Për të trajtuar morrat e kokës me majonez, masazhoni një sasi të bollshme majonezi në flokë dhe lëkurë të kokës para gjumit.

Mbuloni me një kapuç dushi për të maksimalizuar efektin. Lajini me shampoo në mëngjes dhe përdorni një krehër me dhëmbë të ngushtë për të hequr të gjitha morrat dhe vezët.

Për t’u siguruar funksionimin, bëjeni prape pas 7-10 ditëve./lajmi.net