Bëhuni gati, Chelsea vjen me tri goditje në merkato

Raportet mes Roman Abramovich dhe trajnerit Antonio Conte, do të rivendosen në vendin e duhur që në javën e ardhshme.

Sport

19/06/2017 21:31

Mediet në Angli raportojnë se Chelsea do të nënshkruajë me tre lojtarë javën e ardhme, për të plotësuar kërkesat e trajnerit Conte.

Italiani ka qenë i pakënaqur me punën e skuadrës në merkato, duke parë që rivalët e tyre janë përforcuar dukshëm.

Abramovich është përgatitur për tri goditje në tregun e transferimeve.

Bëhet fjalë për sulmuesin Romelu Lukaku, që do të rikthehet te Chelsea, mesfushorin e Monacos, Bakayoko, dhe portierin e larguar nga City, Caballero./Lajmi.net/