Behrami s’mund të stërvitet me Hamburgun

Valon Behrami tashmë gjendet në klubin e Hamburgut. Por, marrëveshja me Napolin ende nuk është kryer dhe mesfushori kosovar nuk mund të stërvitet me skuadrën e tij të re.

Sport

01/08/2014 20:16

Valon Behrami tashmë gjendet në faqen zyrtare të Hamburgut.

Mesfushori kosovar i cili është pranë transferimit në klubin nga Bundesliga ka shkelur sot në fushën ku skuadra e tij e re i zhvillon stërvitjet, por pa pasur mundësi që të ushtrojë në të.

Zyrtari i Hamburgut, Dietmar Beiersdorf ka shpjeguar se: “Ende duhet t’i sqarojmë disa detaje me Napolin, edhe pse Valoni tashmë është këtu me ne”.

“Na nevojitej një futbollist me zemër dhe mentalitet të vërtetë, me karakter të madh. Shpresojmë që të zyrtarizojmë transferimin e tij sa më parë që është e mundur, sepse tani për tani ai nuk mund të stërvitet me ne”, u shpreh Beiersdorf.

Blerja e Behramit do t’i kushtojë Hamburgut rreth 4-5 milionë euro.