Behrami shpërthen ndaj kritikave për mos-këndimin e himnit, përmend luftën në Kosovë

Valon Behrami ka dhënë një intervistë për gazetën zvicerane ‘TribunedeGeneve’.

Sport

27/05/2016 21:12

Mesfushori që do të jetë pjesë e Zvicrës në Euro 2016, është pyetur për kritikat që janë bërë ndaj tij për refuzimin për të kënduar himnin e Zvicrës.

Reprezentuesi i Zvicrës ka refuzuar vazhdimisht të këndoj himnin e këtyre të fundit, e për këtë gjë është pyetur edhe në intervistën për ‘TDG’, shkruan “Indeksonline”.

“Por çfarë do të ndryshojë nëse këndohet ose jo himni i Zvicrës. Unë nuk e ndjej se kam nevojë të bëhem patriot brenda kampit të Zvicrës. Është fusha vendi ku unë jap gjithçka. Unë vij nga një vend që ka pasur një luftë me shumë të vdekur, përfshirë edhe disa anëtarë të familjes time, të afërm të tjerë kanë mbetur pa shtëpi. Unë nuk e lejoj askënd të më gjykoj mua për mos këndimin e himnit apo tatuazhet që kam”, ishte përgjigja e Behramit rreth kritikave që janë bërë për të për himnin e Zvicrës dhe tatuazhin me shqiponjë dhe flamur të Kosovës që ka në trupin e tij.