Behrami rikthehet në Napoli

Valon Behrami do të rikthehet në Napoli. Klubi italian ka arritur marrëveshje me Hamburgun për transferimin e tij.

Sport

20/06/2015 08:41

Napoli ka arritur marrëveshje me Hamburgun për transferimin e mesfushorit Valon Behrami, ka bërë të ditur “IlSussidiario.net”.

Klubi italian për rikthimin e kosovarit në San Paolo do të paguajë dëmshpërblim prej 3.5 milionë eurosh.

Behrami kishte kontratë me Hamburgun deri më 2017, por ka vendosur të largohet pas një edicioni përplot me probleme.

“Për trajnerin Maurizio Sarri, Behrami do të jetë një përforcim i madh për shkak se është një mesfushor që nuk dorëzohet asnjëherë. Napoli gjatë këtyre ditëve pritet ta zyrtarizojë Behramin”, shkruan sajti italian.

Behrami ishte pjesë e Napolit gjatë periudhës 2012-14.