Behrami me një ofertë interesante nga Serie A

Valon Behrami i ka “shkelur” syrin skuadrës së Udineses.

Sport

16/07/2017 20:44

‘Tuttosport’ shkruan se skuadra nga ‘Friuli’ po mendon të bëjë një ofertë për mesfushorin me prejardhje nga Kosova.

Behrami është pjesë e Watfordit që nga viti 2015, ndërsa në karrierën e tij ka veshur edhe fanellat e Hamburgut, Napolit, Fiorentinas, West Hamit, Lazios, Veronas, Genoas dhe Luganos.

Një kalim në Serie A mund edhe t’i pëlqej Valon Behramit, që vitet më të mira në karrierë i ka pasur në Serie A./Lajmi.net/