Behrami mbetet objektiv i Interit

Interi nuk e ka ndërmend të heq dorë nga Valon Behrami. Nerazzurri duan ta presin përfundimin e Botërorit, për ta nisur ofanzivën për mesfushorin e Napolit.

Sport

29/06/2014 11:04

Valon Behrami pritet të largohet gjithsesi nga Napoli gjatë verës. Mesfushori kosovar kërkohet nga disa skuadra angleze, por duket se preferon të qëndrojë në Itali.

Dhe, klubi më i interesuar për shërbimet e tij mbetet Interi, pasi trajneri Ëalter Mazzarri dëshiron të punojë sërish me të, pasi e bëri një gjë të tillë në San Paolo.

Sipas të së përditshmes italiane, La Gazzetta dello Sport, javën tjetër mund të ketë një takim në mes të palëve, në tentim për ta mbyllur këtë çështje.

Për momentin oferta dhe kërkesa janë 5-6 milionë euro larg njëra tjetrës, por Interi dhe Napoli mund ta gjejnë gjuhën e përbashkët për ta arritur një marrëveshje, që do t’i kënaqte të dyja palët.