Behrami, lojtari i parë shqiptar i Zvicrës që reagon pas shortit të Kupës së Botës

Valon Behrami është lojtari i parë shqiptarë që ka reaguar pas hedhjes së shortit për fazën e Kupës së Botës.

Sport

01/12/2017 17:22

Në Moskë, sot është tërhequr shorti për Kampionatin Botëror.

Zvicra e shqiptarëve do të jetë pjesë e grupit E, me Brazilin, Serbinë e Kosta Rikën.

Ajo që po tërheq vëmendjen nga kjo përballje, është sfida mes Zvicrës së shqiptarëve me Serbinë.

Behrami është lojtari i parë që ka reaguar pas tërheqjes së shortit, duke e publikuar grupin E në ‘InstaStory’./Lajmi.net/