Behrami lanson “bombën”: Ja çfarë bënë Xhaka dhe Shaqiri pas përjashtimit tim

Prapaskenat pas përjashtimit të Behramit.

Sport

08/08/2018 16:49

Granit Xhaka dhe Xherdan Shaqiri kanë qenë të gatshëm ta lënë Kombëtaren pas përjashtimit të Valon Behramit.

Lajmi konfirmohet nga ky i fundit, që ka arritur t’i qetësojë shokët e tij, përcjellë “Lajmi.net”.

“Ata kanë pasur arsye shumë të forta ta lënë këtë kombëtare. Unë kam tentuar t’i qetësoj dhe të komunikoj me ta”, deklaroi Behrami.

“Sekretari i Përgjithshëm më ka ftuar që ti qetësoj shokët e mi”.

“Unë e kam bërë këtë sepse kam dëshirë të bashkoj njerez dhe jo ti ndaj ata”, shtoi ai. /Lajmi.net/