Behrami kushton 20 milionë euro

Valon Behrami mund të largohet nga Napoli gjatë verës. Mesfushori kosovar kërkohet nga Borussia Dortmundi, ndërsa presidenti i Napolit, Aurelio De Laurentiis e vlerëson përfaqësuesin zviceran 20 milionë euro.

Sport

15/05/2014 22:47

Valon Behrami – Napoli, gjithnjë e më larg njëri tjetrit. Mesfushori kosovar pritet t’i bëjë valixhet gati gjatë kësaj vere dhe të largohet nga Sao Paolo.

Sipas mediave italiane, përkatësisht të së përditshmes ‘Il Mattino’, eksperienca e 29 vjeçarit në Napoli ka marrë fund dhe ai do ta kërkojë një klub të ri.

Presidenti i Napolit, Aurelio De Laurentiis e vlerëson 20 milionë euro futbollistin kosovar, i cili kërkohet qe një kohë nga Interi.

Mirëpo, së fundmi listës së ekipeve të interesuara u është shtuar edhe Borussia Dortmundi. Ndërkaq, më parë flitej edhe për një interesim të Tottenhamit.

Behrami ishte lojtar i rëndësishëm i Napolit në dy sezonet e fundit, por trajneri Rafael Benitez nuk llogarit shumë në shërbimet e tij.