Behrami: Krenar që jam zviceran

Valon Behrami ka deklaruar se krenohet që është futbollist i Zvicrës, pas fitores 2-1 ndaj Shqipërisë të premten mbrëma në Qemal Stafa ku skuadra helvetike siguroi kualifikimin për në Kampionatin botëror 2014. Ai pranoi se nuk ka qenë e lehtë paraqitja kundër kuqezinjve dhe u ankua në tretmanin e ashpër të tifozëve shqiptarë të cilët…

Sport

12/10/2013 11:47

Valon Behrami ka deklaruar se krenohet që është futbollist i Zvicrës, pas fitores 2-1 ndaj Shqipërisë të premten mbrëma në Qemal Stafa ku skuadra helvetike siguroi kualifikimin për në Kampionatin botëror 2014.

Ai pranoi se nuk ka qenë e lehtë paraqitja kundër kuqezinjve dhe u ankua në tretmanin e ashpër të tifozëve shqiptarë të cilët e shanë gjatë gjithë ndeshjes.

“Kam qenë nervoz gjatë tërë mbrëmjes, sepse nuk ishte e lehtë që të luaja këtu. Tani gjithçka ka kaluar. Jam i çliruar. Kemi marrë rezultatin të cilin e kemi dëshiruar dhe për mua është e mrekullueshme që kemi arritur kualifikimin këtu. Por, gjatë ndeshjes, tifozët e Shqipërisë nuk kanë sjell mirë me mua”, deklaroi Behrami për Le Matin.

“Nuk ishte e lehtë, sepse kjo është toka ku kam lindur. Është e dëmshme sepse më kanë pritur keq. Tani, kur jemi në Kampionatin botëror duhet të them se pesë shqiptarë do të jemi atje. Janë disa gjëra që kanë ndodhur këtu e që nuk mund ti harroj. Jam krenar që kemi mundur ta festojmë kualifikimin me ekipin zviceran, që luaj për Zvicrën, që jam zviceran dhe që jetoj në Zvicër. Jam krenar për të gjitha këto”, shtoi ylli i Napolit i cili theksoi se suksesi i tij dhe futbollistëve të tjerë shqiptarë, anëtarë të Zvicrës, është reklamë e mirë për të gjithë shqiptarët.

“Falë futbollit dhe falë neve, lojtarëve me origjinë kosovare, ka pasur shumë publicitet për Shqipërinë në Evropë. Unë mendoj se kjo është shumë e rëndësishme për ta”, përfundoi ai.