Behrami: Jam zviceran dhe asgjë tjetër

Lojtari me prejardhje shqiptare, Valon Behrami është shprehur shumë i revoltuar me nofkën që po përmendet nëpër media, kosovaro-zviceran, pasi ka thënë se është zviceran dhe asgjë tjetër.

Sport

30/03/2015 19:51

Kohëve të fundit, nëpër media po përflitet shumë për shqiptarët që luajnë në Zvicër.

Dhe, një gjë e tillë si duket nuk i ka pëlqyer fare Behramit, i cili ka ndalura që atë ta thërrasin, kosovaro-zviceran.

“Nuk ka pakënaqësi në skuadër. Ne jemi një grup”, u shpreh Behrami, përcjell laliberte.ch, transmeton gazetaexpress.

“Unë falë resurseve të investuara nga Federata Zvicerane e Futbollit jam bërë lojtari që jam sot. Kjo vlen edhe për Xherdan Shaqirin. Ne duhet të ndalemi dhe mos të flasim më për ‘kosovaro-zviceran’ apo për ‘zviceran-zviceran’. Kjo nuk na dërgon askund. Ne jemi zviceranë që luajmë për Zvicrën”, shtoi tutje Valoni.