Behrami: Ja pse shkova në Hamburg

Mesfushori kosovar Valon Behrami ka bërë të ditur arsyet pse u largua nga Napoli duke nënshkruar për Hamburgun.

Sport

07/08/2014 19:18

Nuk ishte problemi i modulit të lojës, Valon Behrami ka treguar arsyen pse vendosi të largohej nga Napoli duke iu bashkuar Hamburgut, javën e kaluar.

Ylli kosovar vendosi të vazhdojë karrierën në Bundesligë duke u larguar nga San Paolo. “Nuk kisha problem taktik”, deklaroi Behrami për ‘Kiss Kiss Napoli”.

“Zakonisht punoj shumë në krijimin e një raporti të mirë me trajnerin dhe kjo nuk ndodhi me Benitezin, për dallim nga Mazzarri me të cilin isha i lidhur ngushtë”, u shpreh ish anëtari i Lazios.

Por, nuk ishte vetëm kjo.

“Po ashtu, desha të provoj një sfidë të re”, theksoi ai.