Behrami i qetë, Balotelli jo

Mesfushori i Napolit, Valon Behrami ka sqaruar incidentin që ndodhi mbrëmë gjatë duelit mes skuadrës së tij dhe Milanit në San Siro, ku ai ishte përplasur me sulmuesin Mario Balotelli. Ylli italian përfundoi duke u ndëshkuar me karton të kuq pas sinjalizimit të gjyqtarit për përfundimin e ndeshjes pasi dukej i pakënaqur ndaj diçkaje. Por,…

Sport

23/09/2013 10:14

Mesfushori i Napolit, Valon Behrami ka sqaruar incidentin që ndodhi mbrëmë gjatë duelit mes skuadrës së tij dhe Milanit në San Siro, ku ai ishte përplasur me sulmuesin Mario Balotelli.

Ylli italian përfundoi duke u ndëshkuar me karton të kuq pas sinjalizimit të gjyqtarit për përfundimin e ndeshjes pasi dukej i pakënaqur ndaj diçkaje.

Por, Behrami ka sqaruar se Balotelli nuk kishte arsye që të ishte i hidhëruar me të.

“Balotelli? U hidhërua sepse pretendonte se e kisha goditur por ishim thjesht në një duel krah me krah. E ekzagjeroi pak sa dhe u hodh, në fund e humbi kokën me gjyqtarin. Unë jam i qetë, ai jo”, deklaroi Behrami për Mediaset Premium.

Napoli e fitoi ndeshjen me rezultat 2-1 dhe mbetet në krye të tabelës në Serie A së bashku me Romën që po ashtu ka pikë të plota pas katër xhirosh.