Behrami gjithnjë e më afër Interit

Valon Behrami në Inter? Nuk është thjesht një spekulim por mundësi konkrete që mund të realizohet në fund të këtij sezoni. Mesfushori kosovar me nënshtetësi zvicerane është një prej futbollistëve të vlerësuar nga trajneri Walter Mazzarri i cili e llogariste si një prej anëtarëve kryesor në ekipin e tij, gjatë kohës sa ishte në drejtim…

Sport

02/04/2014 08:09

Valon Behrami në Inter? Nuk është thjesht një spekulim por mundësi konkrete që mund të realizohet në fund të këtij sezoni.

Mesfushori kosovar me nënshtetësi zvicerane është një prej futbollistëve të vlerësuar nga trajneri Walter Mazzarri i cili e llogariste si një prej anëtarëve kryesor në ekipin e tij, gjatë kohës sa ishte në drejtim të Napolit.

Dhe, pikërisht për këtë arsye, ai dëshiron të ribashkohet me Behramin në Inter, në fund të këtij sezoni, raporton Sky Sport.

Drejtuesit e Interit janë seriozisht të interesuar për mesfushorin dhe pritet të kërkojnë një takim me homologët e tyre nga Napoli për të diskutuar rreth transferimit të Behramit në Giuseppe Meazza në fund të këtij sezoni.

Inter ka nevojë për të përforcuar mesfushën dhe Behrami është futbollisti i duhur për të ringjallur këtë repart në ekipin e Mazzarrit.