Behrami frikëson Zvicrën

Selektori i Zvicrës, Ottmar Hitzfeld ka kërkuar nga futbollistët e tij të kenë kujdes me sjelljen e tyre në fushë dhe jashtë saj, gjatë Kampionatit botëror në Brazil. Ai tha se ekipi nuk guxon të lejojë përsëritjen e incidentit të Valon Behramit nga gara e vitit 2010.

Sport

14/05/2014 22:15

Selektori i Zvicrës, Ottmar Hitzfeld ka deklaruar se kërkon që futbollistët e tij gjatë Kampionatit botëror në Brazil të tregojnë disiplinë në fushë dhe jashtë saj.

Ai po ashtu kujtoj incidentin e garës së vitit 2010 në Afrikën e Jugut kur mesfushori kosovar Valon Behrami u përjashtua në humbjen 1:0 nga Kili, duke thënë se skuadra duhet të ketë kujdes të mos lejojë përsëritjen e gabimeve të tilla.

“Ne do të jemi ambasadorë të futbollit zviceran në Kupën e Botës. Ne duhet të jemi përfaqësues të denjë dhe të tregojmë disiplinë e lojë korrekte”, deklaroi Hitzfeld.

“Fatkeqësisht, një gjë e tillë nuk ndodhi në Afrikën e Jugut kur ne ramë në grackën e provokimit të kundërshtarit”, shtoi ai. Zvicra, do të luajë në Grupin E së bashku me Francën, Ekuadorin e Hondurasin.