Behrami flet pas humbjes së Udineses nga Roma

Mesfushori i Udineses, Valon Behrami, ka folur për kanalin zyrtar të klubit pas humbjes ndaj Romës.

Sport

24/09/2017 19:00

Shqiptari ka thënë se lojtarët që janë me provojnë në skuadër duhet të bëjnë gjithçka që mos të lejojnë që e gjithë skuadra të bie në depresion.

32-vjeçari beson se në rast se ka energji pozitive gjërat do të rregullohen.

“Ne lojtarët me përvojë nuk duhet të braktisim grupin pasi kështu kalojmë në depresion. Duhet të mendojmë dhe punojmë në mënyrë pozitive”.

“Vlerat teknike ishin të ndryshme, ata ishin më vendimtar në harkime, ndërsa neve na mungonte shtatëlartësia”.

“Situata po bëhet gjithnjë e më e komplikuar, duhet të reagojmë dhe të mendojmë për gjërat pozitive”, ka thënë Behrami.

Aktualisht Udine mban pozitën e 17 me tre pikë.