Behrami e Xhemajli, drejt Milanos

E ardhmja e dy futbollistëve shqiptarë të Napolit, Valon Behramit dhe Blerim Xhemajlit mund të jetë e lidhur me qytetin e Milanos. I pari mund të përfundojë në Inter, kurse i dyti në Milan.

Sport

22/04/2014 12:03

E ardhmja në Milano. Valon Behrami dhe Blerim Xhemajli mund të përfundojnë në qytetin e modës gjatë kësaj vere.

Në fakt, mediat italiane shkruajnë se dyshja shqiptare pritet të largohet nga Napoli në fund të këtij sezoni dhe interesimi i klubeve për ta nuk është se mungon.

Sipas uebfaqes calcionews24.com, mesfushori mitrovicas mund të përfundojë në Inter, pasi atë e pëlqen shumë trajneri Walter Mazzarri, me të cilin kishte punuar në San Paolo.

Ndërkaq, mesfushori shqiptar nga Maqedonia është objektiv i Milanit qe një kohë dhe kjo verë mund të jetë periudha ideale për të që të lëvizë në drejtim të Rossoneri.

Trajneri aktual i Napolit, Rafael Benitez nuk llogarit shumë në dyshen shqiptare, prandaj aventura e tyre në ekipin napolitan duket se ka marrë fund.

Siç dihet, Behrami dhe Xhemajli janë pjesë e Përfaqësueses së Zvicrës, me të cilën do të marrin pjesë në Botërorin ‘Brazil 2014’ këtë verë.