Behrami e rrezikon Botërorin

Valon Behrami mund të mungojë në Botërorin e Brazilit. Lëndimi i mesfushorit kosovar ka marrë kohë më shumë se që parashihej, kështu që 29 vjeçari shpreson të jetë gati në momentet e fundit.

Sport

21/05/2014 10:33

Lajme të këqija për përzgjedhësin e Zvicrës, Ottmar Hitzfeld. Mesfushori kosovar, Valon Behrami, mund të mungojë në Botëror shkaku i lëndimit.

29 vjeçari vuan nga një çarje në shputën e këmbës, e cila e la jashtë fushës së blertë gjatë sezonit që përfundoi.

“Valoni ka një çarje të vogël. Ai të dielën do të kontrollohet edhe nga mjekët e Përfaqësueses zvicerane dhe natyrisht nuk besoj se pjesëmarrja e tij në Botëror do të jetë në rrezik. Por, asgjë nuk është e sigurt”, ka thënë fizioteraopeuti Roberto Maragliano.

Sigurisht, të gjithë zviceranët, por edhe shqiptarët, shpresojnë ta shohin Behramin në Botërorin e Brazilit.

Përpos tij, Zvicrën në Botëror pritet ta përfaqësojnë edhe katër futbollistë shqiptarë: Blerim Xhemajli, Admir Mehmedi, Xherdan Shaqiri dhe Granit Xhaka.