Behrami e do Europa Leaguen

Valon Behrami ndihet i lumtur pas fitores 3:1 ndaj Swansea Cityt, në të 16’ën e finales së Europa League. Mesfushori kosovar madje synon ta fitojë këtë kompeticion. “Fillimisht, ky eveniment nënvlerësohet. Ndërsa, pas së tetës së finales, të gjithë duan të luajnë aty. Për ne është e rëndësishme, posaçërisht për shkëputjen që ka ndodhur në…

Sport

28/02/2014 10:00

Valon Behrami ndihet i lumtur pas fitores 3:1 ndaj Swansea Cityt, në të 16’ën e finales së Europa League. Mesfushori kosovar madje synon ta fitojë këtë kompeticion.

“Fillimisht, ky eveniment nënvlerësohet. Ndërsa, pas së tetës së finales, të gjithë duan të luajnë aty. Për ne është e rëndësishme, posaçërisht për shkëputjen që ka ndodhur në kampionat. Në realitet, do të mundohemi që përmes këtyre ndeshjeve të ngritemi në renditje. Do ta preferoja ta fitojmë Europa League më shumë se pozita e dytë”, deklaroi mesfushori kosovar për Sky Sport 24.

Ai foli edhe për ndeshjen e mbrëmshme, ku ekipi italian arriti të kualifikohej vetëm falë golave të realizuar në minutat e fundit të ndeshjes.

“Në pjesën e dytë bëmë presion mirë dhe kërkuam zgjidhje, të cilat i kërkoi trajneri. Në pjesën e parë e kishim një pozicion të lojës mjaft përpara, ndërsa në pjesën e dytë e ngritëm ritmin. Mendoj se në fund rezultati ishte i duhuri. Ishte e rëndësishme të fitonim dhe të reagonim pas barazimit me Genoan”, shtoi ai.

Behrami kërkon nga tifozët që ta mbështesin ekipin, pasi një pjesë e tyre e kontestuan skuadrën e Rafael Benitez edhe në ndeshjen e mbrëmshme.