Behrami, Cannavaro shqiptar

Valon Behrami u bë hero i Zvicrës, pas ndërhyrjes që e bëri në fund të ndeshjes me Ekuadorin. Madje, mediat zvicerane kanë filluar ta krahasojnë atë me legjendën italiane, Fabio Cannavaro.

Sport

16/06/2014 16:42

Valon Behrami sikur Fabio Cannavaro. Mesfushori kosovar është krahasuar me ish futbollistin italian, për ndërhyrjen që e bëri në fund të ndeshjes me Ekuadorin, për ta nisur më pas aksionin, i cili ia solli golin e fitores Përfaqësueses së Zvicrës.

Uebfaqja rsi.ch ka shkruar se pasi Cannavaro e fitoi Topin e Artë në vitin 2006, edhe Behrami mund ta ndjek rrugën e tij, nëse vazhdon me paraqitje të tilla në Botërorin e Brazilit.