Behgjet Rukiqi në krye të Agjencisë Qendrore të Prokurimit

Qeveria ka emëruar Drejtorin e Agjencisë Qendrore të Prokurimit.

Lajme

15/05/2018 11:43

Ministri i Administratës Publike, Mahir Yagcilar ka thënë se nga 11 aplikuesë, tetë kanë hyrë në listën e ngushtë, raporton lajmi.net.

Yagcilar ka  thënë se në mesin e tre më të mirëve Behgjet Rukiqi ka qenë i propozuari i ministrit të Financave.

Rukiqi është emëruar për një mandat tre vjeçar.

Qeveria ka emëruar edhe Drejtorin e Përgjithshëm të Akreditimit të Kosovës. Në këtë pozitë është emëruar Nexhmie Selimi për një mandat tre vjeçar./Lajmi.net/