Behgjet Pacolli largohet pak nga zhvillimet politike, shikon ndeshjen Shkëndija-AC Milan

Presidenti i AKR-së, Behgjet Pacolli po qëndron sonte në Shkup, ku nga afër do ta përcjellë ndeshjen e kthimit të klubit tetovar Shkëndija me gjigantin italian, AC Milan. Kjo ndeshje zhvillohet në kuadër të Ligës së Evropës. Pacolli është i ftuar special i Lazim Destanit, pronar i Shkëndijës dhe biznesmen i fuqishëm, shkruan lajmi.net. Presidenti…

Lajme

24/08/2017 20:24

Presidenti i AKR-së, Behgjet Pacolli po qëndron sonte në Shkup, ku nga afër do ta përcjellë ndeshjen e kthimit të klubit tetovar Shkëndija me gjigantin italian, AC Milan. Kjo ndeshje zhvillohet në kuadër të Ligës së Evropës.

Pacolli është i ftuar special i Lazim Destanit, pronar i Shkëndijës dhe biznesmen i fuqishëm, shkruan lajmi.net.

Presidenti i AKR-së sot dhe dje ka qenë në fokusin e mediave për shkak të mundësisë së zhbllokimit të ngërçit politik në vend, ndërsa ka thënë se nuk do të lejoj që kjo gjendje të zgjasë edhe për shumë kohë.

Shkëndija në ndeshjen e parë është mundur thellë në Milan, me rezultat 6:0. /Lajmi.net/