Behgjet Pacolli dënon vrasjen e Oliver Ivanoviqit

Ministri i Jashtëm Behgjet Pacolli ka dënuar aktin e rëndë të vrasjes së politikatit serb  nga Kosova, Oliver Ivanoviq.

Lajme

16/01/2018 14:21

“E dënoj në mënyrën më të fuqishme aktin e rëndë të vrasjes së politikanit serb nga Kosova, Oliver Ivanoviq, i cili sipas raportimeve u vra sot në mëngjes para selisë së tij së partisë së tij në pjesën veriore të Kosovës” ka shkruar Pacolli.

Ai  përmes një postimi në Facebook ka thënë dhuna dhe vrasja janë në kundërshtim me përpjekjet për të vënë rend dhe sundim të së drejtës në të gjithë territorin e Republikës së Kosovës.

Ai ka kërkuar nga institucionet përgjegjëse që sa më shpejtë të zbardhet ky rast.

“Ftoj institucionet përgjegjëse të sundimit të Ligjit në Kosovë dhe të gjithë qytetarët e Republikës së Kosovës, që të bashkëpunojnë në ndriçimin sa më të shpejtë të këtij rasti dhe të vihen para drejtësisë autorët e këtij akti kriminal”. ka shkruar Pacolli.