Bëhet realitet çipi kompjuterik që vet shkatërrohet

Çipat që vetshkatërrohen nuk janë vetëm pjesë e filmave por ekzistojnë dhe në realitet. Inxhinierët e Xerox PARC kanë zhvilluar një lloj çipi që mund të shpërthejë dhe të shpërbëhet në copëza të vogla.

Auto & Tek

13/09/2015 17:13

Ky çip është ndërtuar në kuadër të projektit Vanishing Programmable Resources të DARPA. Për të bërë të mundur diçka të tillë, inxhinierët kanë përdorur materialin Gorilla Glass në vend të plastikës apo metalit. Bëhet fjalë për të njëjtin material të përdorur në disa nga smartfonët ekzistues sot në treg.

QipiEkipi demonstroi këtë teknologji të re gjatë ngjarjes ‘Wait, What’ të Darpa. Ata përdorën një laser për të provokuar procesin vet shkatërrues të çipit. Ashtu siç mund të shihej, çipi jo vetëm që shpërtheu por ai u nda në pjesë shumë të vogla.

Nëse kjo teknologji vazhdon të zhvillohet, ky lloj çipi mund të përdoret në të ardhmen për të mbajtur të sigurta të dhënat sensitive. Duhet të theksojmë se fillimi i procesit të vet shkatërrimit nuk shkaktohet vetëm nga rrezet laser por dhe nga sinjalet radio apo goditjeve fizike./pcworld albanian