Bëhet milioner përmes YouTube

Suedezi 25-vjeçar, Felix Kjellberg, përmes kanalit që kishte hapur tre vjet më parë në YouTube ka tërhequr vëmendjen e 38 milionë njerëzve, dhe në sajë të kësaj, vitin e kaluar fitoi 6.5 milion euro, raporton Anadolu Agency (AA).

Auto & Tek

06/07/2015 15:22

Kjellberg, në vitin 2012 në YouTube kishte hapur kanalin e quajtur “PewDiePie”, në të cilin ai kishte publikuar video të ndryshme komike në të cilat luante edhe ai. Për një kohë të shkurtër filloi të tërheq vëmendje të madhe rreth botës, dhe në këtë mënyrë filloi të fitojë miliona.

pewdiepie-30-million-600x369

Kanali i tij në YouTube aktualisht ndiqet nga më shumë se 38 milionë përdorues, kurse Kjellberg nga shikimet e videove në kanalin e tij, vitin e kaluar fitoi 63 milionë korona (6.5 milion euro).

Fitimet e Kjellberg në vitin e parë arritën në rreth 800 mijë euro.