Bëhet i gjallë Tomë Gashi: Mos përfitoni nga rasti Gavriq

Avokati Tomë Gashi, dikur më shumë i njohur si 'star' televiziv se sa për aftësitë e tij prej avokati, ka bërë thirrje që të mos tentohet të përfitohet nga rasti i serbit me 13 kg eksploziv, sepse sipas tij, e gjithë merita i takon Policisë së Kosovës.

Lajme

28/12/2014 21:24

Gashi i cili kohëve të fundit nuk është shumë medial, por që dikur shfrytëzonte median për promovim, bënë thirrje që të tjerët mos të promovohen. 
 
Ai thotë se po vëren se rastin e serbit Sllobodan Gavriq, që u kap me rreth 13 kilogramë eksplozivë në Prishtinë, të gjithë po tentojnë ta shfrytëzojnë si sukses të tyre, e kësisoj të promovohen.
 
“Në fakt është eksluzivisht sukses i Policisë së Kosovës që fatmirësisht parandalojë aktin terrorist. Politikanë të ndryshëm e përdorin këtë rast pa kurrfarë përgjegjësie për deklaratat e tyre. Disa me aq dëshirë të pakontrolluar e përdorin rastin e Gavriqit që emrin e ka Slobodan sikur ky rast të ishte dhurata e tyre për krishtlindje – vetëm e vetëm për shkak të reklamimit të tyre, dhe se ata dinë diçka më shumë se Policia e Kosovës për këtë rast”, ka thënë Gashi.
 
Avokati ka thënë se ata shfaqin preferenca të tyre personale për sulm terrorist, ata e ‘dinë’ se ku ka pas me u vendos eksplozivi; te Ambasada Amerikane, te Katedralja e shqiptarëve të Kosovës, ose Hoteli Grand. “Normalisht se për shkak të deklaratave aq të fuqishme të Edi Ramës në Beograd disa që të duken me patriotë se të tjerët thonë se i vetmi cak i sulmit terrorist ka qenë pikërisht kryeministri i Shqipërisë”, ka thënë Gashi, teksa ka pasur një porosi.
 
“E udhës është që të leni Policinë dhe Gjyqësorin të jenë të pavarur prej jush. E ju të merreni në aspektin e politikës ndërkombëtare që mos të mbetet ajo që të gjithë e dimë se; droni ne Beograd të gjithë shqiptarëve na bashkoi, dhe që mos të jetë se eksplozivi serb në Prishtinë sado pak të na ndaj”.