Bëhet i famshëm ariu Juuso: Në shitje veprat e tij (Video)

Ariu Juuso po bëhet një yll. Kafsha është një artist “me peshë”, dhe së bashku me 400 kg e tij argëtohet duke pikturuar.

Fun

04/11/2015 19:04

Juuso i zgjedh ngjyrat dhe me të gjithë trupin rrotullohet mbi telajo. Ariu qëndron në qendrën “Kuusamo Predator Centre”, në Finlandë. Ai ka realizuar deri më tani 13 vepra, ku 6 prej tyre tashmë janë shitur.

Kostoja mesatare e pikturave?

Rreth 300 euro.

Paratë e fituara deri më tani nga Juuso janë përdorur për të ndihmuar 6 arinj të tjerë që kanë mbetur jetim si ai, shkruan Gazeta Shqip, transmeton lajmi.net

Ariu gjeni u gjet kur ishte akoma këlysh dhe qendra e lartpërmendur merret me kujdesin e kafshëve jetime./lajmi.net

YouTube player