Bëhen edhe më keq punët për Milanin

Milan ka mbetur edhe pa qendërmbrojtësin Andrea Romangoli, i cili ka pësuar një lëndim në stërvitje.

Sport

17/11/2018 14:52

Problemet për Milanin nuk kanë të ndalur këtë sezon.

Përveç lëndimeve të Mattia Caldara, Mateo Musacchio, Giacomo Bonaventura, Lucas Biglian dhe Davide Calabria, rossonerët tani kanë mbetur edhe pa Andrea Romangoli.

23 vjeçari italian do të mbetet jashtë fushave për një muaj.

Lëndimi i Romangoli e ka sjellë Gennaro Gattuson në një situatë të pafavorshme, i cili në pozitën e qendër të mbrojtjes tani ka në dispozicion vetëm Cristian Zapatan./Lajmi.net/