Bëhen bashkë Rita Ora dhe Bebe Rexha! Kjo është arsyeja

Bebe Rexha dhe Rita Ora janë dy artistet shqiptare me famë botërore të cilat janë mjaft të afërta me njëra-tjetrën.

ShowBiz

25/09/2018 23:40

Dyshja shoqërohen shumë shpesh qoftë në mbrëmje apo edhe në evente të ndryshme, shkruan lajmi net.

Sonte ato janë sërish bashkë duke festuar për artistet e suksesshme dhe kreative në Londër, përfshirë edhe shumë vajza të tjera.

Në njërën nga videot, Rita ia shpreh dashurinë Bebes gjersa i thotë “I love u”. Përkundër kësaj, Rita duket se ka raporte të tensionuara vetëm me Duan për shkak të ndërhyrjes së motrës së saj, Elenës.

Sido që të jetë, Bebe dhe Rita ndihen krenare që janë shqiptare të cilat e kanë dëshmuar pothuajse në çdo ngjarje televizive. /Lajmi.net/