Bëhen bashkë Ali Ahmeti e Menduh Thaçi (Foto)

Për shumëkënd, ndoshta duket e pabesueshme, takimi i këtyre dy përfaqësuesve politikë shqiptarë të Maqedonisë, duke pasur parasysh armiqësinë e tyre disa vjeçare.

Lajme

14/05/2015 16:41

Por, Ali Ahmeti dhe Menduh Thaçi, liderët politikë të shqiptarëve të Maqedonisë, para pak çastesh, janë ulur së bashku për të pirë kafe.

Ata kanë dal për t’u relaksuar, pas një takimi që patën në presidencën maqedonase me të gjithë liderët e partive më të madha në Maqedoni, i cili u ndërmjetësua nga ndërkombëtarët.

Express sjell këto foto të dy liderëve shqiptarë në Maqedoni, të cilët me këtë fotografi duket se dëshirojnë të përçojnë mesazhin e unitetit në këtë kohë të rënd për shqiptarët e atjeshëm.

2