Beg Rizaj përkujtohet në 3 vjetorin e rënies

Shumë qytetarë nga vendet të ndryshme sot kanë përkujtuar luftëtarin Beg Rizaj në varrezat e dëshmorëve në Gllogjan.

Lajme

10/05/2018 14:18

Rizaj u vra tri vjet më parë, më 9 maj, në Kumanovë gjatë përleshjes së armatosur me forcat maqedonase.

“Me Ramizin, vëllaun dhe Atdheun djalin e Begut! Sot në nderim të luftëtarit Beg Rizaj,të të gjitha luftërave çlirimtare nën emblemën e UÇK-së!”, ka shkruar deputeti, Rasim Selmanaj.

beg

10 të rënët në këtë betejë janë: Xhafer Zymeri, Beg Rizaj, Mirsad Ndrecaj, Arben Rexhaj, Fatlum Vishesella, Hysen Reshiti, Nysret Kaloshi, Samit Kastrioti, Turgaj Gashi, Valon Kabashi. /Lajmi.net/