Befason Zidane: Ja si luajti Ramos

Zinedine Zidane është shumë i lumtur me paraqitjen e Sergio Ramos ndaj Sevillas.

Sport

16/01/2017 10:34

Përkundër faktit që mbrojtësi shënoi auto-gol dhe Reali në fund u mposht, trajneri francez e vlerëson shumë lojën e kapitenit.

“Ramos? Jam shumë i lumtur për të sepse bëri një ndeshje të mirë me shumë personalitet në fushë”, deklaroi Zidane pas ndeshjes, përcjellë “lajmi.net”.

“Unë jam krenar me këtë ekip. Humbjet janë pjesë e futbollit”, shtoi tekniku francez.

Reali u mposht pas 40 ndeshjeve me rezultat të ngushtë, 2:1 nga Sevilla. /Lajmi.net/

Parashikoni ndeshje të futbollit dhe fitoni dhjetëra shpërblime, duke përfshirë një iPhone 7 dhe Samsung Galaxy S6