Befason Young Zerka: Anna më ka thyer zemrën

Reperi Young Zerka është shumë aktiv me projekte të reja muzikore.

ShowBiz

28/05/2018 15:05

“Anna” mban titullin kënga e tij e fundit, e cila është komentuar shumë lidhur me atë se kujt ia dedikoi Zerka atë, shkruan lajmi.net.

Reperi ishte i ftuar sot në emisionin “Wake Up”, ku ndër të tjer është pyetur edhe lidhur me projektin e lartpërmendur.

“Anna ma ka thyer zemrën”, ka thënë Zerka, ndërsa më pastaj ka shpjeguar se e përdori “Anna” me dy shkronja “n” për shkak të dëshirës që të depërtojë në tregun e huaj.

Kujtojmë që Young Zerka ka paralajmëruar një duet me të famshmin Faydee, këngë e cila pritet të publikohet shumë shpejt. /Lajmi.net/