Befason ylli i Man Utd: Më mungon Serie A

Ylli i Manchester United duket se po ndjenë mall për kohën e tij në Serie A.

Sport

09/12/2018 11:44

Matteo Darmian është shprehur krenarë të luaj në Manchester United, mirëpo ka thënë se po i mungon Italia.

Këto fjalë të mbrojtësit të djathtë kanë nxitur Juventusin, Interin, Napolin dhe Romën të monitorojnë situatën e tij.

29 vjeçari ka pasur paraqitje stabile me United që nga kalimi i tij në “Old Trafford”, kur kaloi për shumën e 18 milionë eurove.

“Duhet të them se me të vërtetë më mungon Serie A dhe Italia” ka thënë Darmian, për “Gazzetta dello Sport”, transmeton lajmi.net.

“E di se jam në një prej klubeve më të mira në botë dhe jam krenarë për këtë, mirëpo më mungon Italia”, ishin fjalët e mbrojtësit italian.

Ai më tutje ka thënë se synon rikthimin e tij në skuadrën kombëtare dhe pret ftesën e Roberto Mancinit.

Darmian është një nga të preferuarit e Jose Mourinhos, edhe pse në ndeshjet e fundit nuk ka gjetur minutat e kërkuara. /Lajmi.net/