Befason trajneri i Norrkopingut: Nuk dua të flas për ndeshjen, por për këtë gjë që më ka ndodhur në Kosovë

Trajneri i Norrkopingut, Jens Gustafsson, ka deklaruar se skuadra e tij ishte më fat që mposhti Prishtinën në ndeshjen e kthimit në stadiumin ‘Adem Jashari’.

Sport

06/07/2017 22:08

Norrkopingu kaloi në raundin tjetër të Ligës së Evropës, pasi mposhti edhe ndeshjen e dytë skuadrën nga Kosova.

“Ishte ndeshje e vështirë, edhe pse patëm pak fat dhe shënuam fitore, deklaroi trajneri i skuadrës suedeze për Supersport pas ndeshjes, përcjellë lajmi.net.

Ai tutje refuzoi të fliste për ndeshjen, duke u ndalur të flas për përshtypjen e krijuar nga vizita e parë në Kosovë, ku u deklarua shumë i kënaqur për mikpritjen.

“Nuk dua të flas për ndeshjen, por si na kanë mirëpritur, kemi parë shumë njerëz të mirë që na kanë pritur shumë mirë, dhe këtë gjë do ta kujtojmë edhe kur të kthehemi në Suedi”, ka shtuar Gustafsson./Lajmi.net/