Befason trajneri anglez: “Mund të nënshkruaja me Van Dijk për 6 milionë”

Qendër mbrojtësi i Liverpool, Virgil Van Dijk, ka pasur formë impresionuese këtë sezon.

Sport

26/10/2018 17:33

Neil Warnock insiston se ai mund të kishte arritur marrëveshje me mbrojtësin holandez për jo më shumë se 6 milionë euro, transmeton lajmi.net.

Kjo ngjarje sipas tij ka qenë afër të ndodhte sa ishte pjesë e Crystal Palace. Arsyeja që “suspendoi” marrëveshjen ishte sepse skauti i tij i kishte thënë se holandezi ishte “shumë i ngadalshëm”.

“Jam i kënaqur që ai ka këso performancash. Mund ta kishim blerë në Crystal Palace por kryesori i skautëve tanë ka thënë se është shumë i ngadalshëm” ka thënë Warnock.

Reprezentuesi holandez ka qenë në formë fenomenale këtë sezon, duke bërë që Liverpool të pranojë vetëm tre gola në Premierligë.

Performancat e Van Dijk kanë justifikuar 75 milionët e shpenzuar për të. /Lajmi.net/