Befason Scholes: Vetëm kjo skuadër mund ta mposhtë Manchester Unitedin

Paul Scholes ka folur për mundësitë e Manchester United për ta fituar Ligën e Evropës.

Sport

29/03/2017 17:43

Sipas ish-mesfushorit të United, vetëm Lyon mund t’ia rrëmbejë këtë trofe skuadrës së Jose Mourinhos.

“Është një rast i madh për United. Ata janë klubi më i madh në këtë kompeticion. Mendoj që vetëm Lyoni mund t’ia rrezikojë Unitedit këtë trofe”, deklaroi Scholes, përcjellë “lajmi.net”.

Scholes shtoi se United ka gjasa të mira për ta përfunduar edicionin në vendin e katërt të Premierligës.

Kujtojmë që Scholes ka fituar 11 tituj kampioni të Anglisë me Manchester Unitedin. /Lajmi.net/

Parashikoni ndeshje të futbollit dhe fitoni dhjetëra shpërblime, duke përfshirë një iPhone 7 dhe Samsung Galaxy S6