Befason Rodgers, Gerrard e Sterling pushojnë kundër Realit

Menaxheri i Liverpoolit, Brendan Rodgers është i gatshëm të befasojë duke pushuar kapitenin Steven Gerrard për ndeshjen e sotme kundër Real Madridit në Ligën e Kampionëve.

Sport

04/11/2014 11:58

Brendan Rodgers është duke konsideruar një rrezikim të madh duke pushuar kapitenin Steven Gerrard për ndeshjen e rëndësishme të Liverpoolit kundër Real Madridit, shkruan tabloidi britanik “Daily Mail”.

Kjo është një javë vendimtare për Rodgersin pasi ndeshja e grupit B në Ligën e Kampionëve përcillet nga takimi i radhës në Premierligë me Chelsean. Andaj, ai është i gatshëm ta lë kapitenin jashtë formacionit bazë për ndeshjen e sotme.

Së bashku me Gerrardin, në ekipin bazë të Reds nuk pritet të luajë as ylli i ri, Raheem Sterling. Gerrard është paraqitur në të gjitha ndeshjet në Premierligë dhe Ligën e Kampionëve gjatë këtij sezoni.

Por, duket se do të mungojë sonte në takimin me Los Blancos, që e mposhtën Liverpoolin me rezultat 3:0 në ndeshjen e shkuar në Anfield.