Befason Reali, kërkon Mikelin

Real Madrid është i interesuar për transferimin e mesfushorit të Chelseas, Obi Mikel, gjatë afatit kalimtar të verës.

Sport

28/04/2015 09:21

E ardhmja e Obi Mikel mund të jetë në La Ligë. Mesfushori nigerian i Chelseas, sipas portalit “Caught Offside”, kërkohet nga Real Madrid.

28-vjeçari nuk është duke gjetur vend në skuadrën e Jose Mourinhos.

Mirëpo, ai thuhet se vlerësohet nga trajneri i Los Blancos, Carlo Ancelotti.

Dhe, pikërisht Mikel mund të jetë një përforcim i dobishëm për gjigantin madrilen si pasardhës i Sami Khediras që do të largohet nga klubi në fund të këtij sezoni.