Befason Pogba: Dje ishte si të luanim në këtë kontinent, e jo midis Rusisë

"Tifozët australianë po këndonin gjatë gjithë kohës, ata edhe vërshëllenin tifozët tonë, andaj ishte sikur të luanim në Australi e jo në Rusi", deklaroi Pogba.

Sport

17/06/2018 13:45

Paul Pogba ka përgëzuar tifozët e Australisë për atmosferën e krijuar dje.

Ai tha që ndjehej sikur të luante në Australi e jo në Rusi, përcjellë “Lajmi.net”.

“Tifozët australianë po këndonin gjatë gjithë kohës, ata edhe vërshëllenin tifozët tonë, andaj ishte sikur të luanim në Australi e jo në Rusi”, deklaroi Pogba.

“Mendoj që kishim pak fat, mirëpo e kërkuam atë”.

“Australia luajti shumë mirë, u mbrojt mirë, luajtën të gjithë së bashku. Ata nuk janë ekip i vogël”, shtoi ai. /Lajmi.net/